Vllaznia i ka dhënë fund sot përgatitjeve për ndeshjen që do luajë nesër(e enjte) përballë Craiovas në orën 21:00. Pikërisht në “Loro Boriçi” ku zhvillohet sfida e parë, djemtë kuqeblu në drejtimin e trajnerit Mirel Josa kanë marrë udhëzimet e fundit.
Seanca stërvitore solli te shkodranët disa tifozë të veçantë, që karikuan ekipin duke i treguar mbështetjen e tyre. Disa prej tyre të vjetër në moshë dhe një tifoz tjetër me aftësi të kufizuara janë motivimi i duhur para 90 minutave të zjarrta kundër rumunëve.
Kujtojmë se për takimin e nesërm pritet stadium i mbushur, pasi asnjë televizion në Shqipëri nuk ka fituar të drejtën për ta transmetuar këtë takim.
Galeria fotografike ()
Poll