
Bekim Rexhepi është një prej lojtarëve më të përfolur, për merkaton e Vllaznisë në Shkodër. Rexhepi e mbyll me Skënderbeun pas 2 sezonesh dhe shihet si e ardhmja e portës së kuqebluve. Aventura e tij e radhës akoma nuk është e ditur dhe për zërat e tij te Vllaznia ka folur vetë lojtari nga Shkupi.
“Të them të drejtën, unë personalisht nuk di asgjë në lidhje me ndonjë interesim të Vllaznisë ndaj meje. Me mua nuk ka kontaktuar askush nga klubi Vllaznia. Mbase mund të ketë patur biseda mes klubeve, por e përsëris, unë nuk kam asnjë informacion në lidhje me këtë temë”, u shpreh Rexhepi për Shkodra Sport. Kartoni i 25- vjeçarit zotërohet nga Shkëndija e Tetovës.
Poll