Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia drejt fazës përgatitore kalon nga duart e Voltana Ademit

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia drejt fazës përgatitore kalon nga duart e Voltana Ademit

Vllaznia ka mbyllur përgatitjet në Shkodër dhe paraditen e nesërme do të niset drejt Malit të Zi për të zhvilluar fazën përgatitore. Skuadra shkodrane u përfol se do të zhvillonte përgatitjet në Serbi, por planet kanë ndryshuar sërish.

Megjithatë, grupi do edhe pak lojtarë për t'u përforcuar, ndërsa para nisjes drejt shtetit fqinj, kryebashkiakja e Shkodrës dhe njëkohësisht presidentja e klubit Vllaznia, ka mbledhur stafin dhe lojtarët në një takim.

Të pranishëm kanë qenë dhe anëtarët e stafit si dhe administratori Gjyrezi, ndërsa duket se janë bërë të qarta objektivat për sezonin e ri futbollistik. Vllaznia pritet që të ketë financa të sigurta, ndërsa do të garojë për vendet e para të tabelës ose për të fituar Kupën e Shqipërisë.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga