Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Vllazni të duam në Superiore", tifozët shkodranë "sms" ultrasve të kuq përmes banderolës me Tiranën: Respekt për ju, fitoftë më i miri

Shkruar nga NEWSPORT

Të dielën do të luhet kryendeshja e javës së 17-të, Partizani - Vllaznia. Një sfidë që rivalitetin e ka vetëm në fushë, pasi jashtë saj lojtarët e dy ekipeve janë miq të mirë. Jo vetëm futbollistët, por edhe tifozët respektivë historikisht kanë pasur marrëdhënie të mira së bashku.

Sot, janë mbështetësit shkodranë që kanë kujtuar banderolën e ultrasve të kuq në ndeshjen kundër Tiranës, atë sezon kur bardheblutë ranë nga kategoria në një takim deçiziv në "Loro Boriçi". "Vllazni të duam në Superiore", shkruhej asokohe në banderolën e tifozëve të Partizanit.

Sot mbështetësit e Vllaznisë e kujtojnë atë ditë shkruar: "Tifozët e Partizanit disa vite më parë dedikuar Vllaznisë në Loro Boriçi. Ne nuk harrojmë! Respekt dhe të dielën fitoftë më i miri. Normalisht si tifozë kemi pretendimet tona sepse ndryshe nuk do të kishte kuptim rivaliteti. Forca Vllazni, për 3 pikë të dielën".

Kujtojmë që ndeshja Partizani - Vllaznia është programuar të luhet të dielën, në orën 16:45, në stadiumin "Elbasan Arena".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga