Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Viti 2019-të nisi me humbje, Armando Cungu flet hapur: Luajtëm ndaj ekipit me yje

Shkruar nga NEWSPORT
Viti 2019-të nisi me humbje, Armando Cungu flet hapur: Luajtëm ndaj

Ditën e djeshme, Kukësi ka luajtur një ndeshje miqësore me skuadrën e Basaksehir, ku nuk ka mundur të marrë një rezultat pozitiv, por është mundur 2-1. Në prononcimin e tij pas takimit, trajneri i verilindorëve Armando Cungu ka thënë se nuk ishte e lehtë ndaj një ekipi që në përbërje të tij kishte yje botëror.

"Të them të drejtën jam i kënaqur me lojën e djemve duke pasur parasysh që është një ekip i vendit të parë me diferencë dhe yje botëror. Nuk ishte e lehtë, por luajtëm me dinjitet dhe jam i kënaqur si në aspektin fizik e atë taktik. Si prezencë e parë jam i kënaqur por duhet të punojmë akoma shumë fort dhe t'i japim mundësinë për të zbritur në fushë çdo sportisti. Jam i kënaqur nga të gjithë dhe kjo më gëzon e më kënaq dhe me jep premisa e shpresa për të qenë i gatshëm për kampionatin", ka thënë Cungu.

 

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga