
Teuta deri më tani ka arritur të bëjë shumë mirë në kampionat. "Djemtë e Detit", pas përfundimit të dy fazave, renditen në vendin e 3-të në një pozicion shumë komod. Vendi i 3-të dhe me 33 pikë të grumbulluara.
Me këto ritme Kupat e Europës duken më se të arritshme, po a kanë të drejtë në Durrës të ëndërrojnë për titullin kampion? Sigurisht që po. Këtë e thonë edhe numrat. Deri më tanil, në 19 ndeshje të luajtura, Teuta ka golashënuesin më të mirë të sezonit me 9 gola. Amadu Latif ka bërë më mirë se të gjithë, ndoshta të paktë ishin ata që e mendonin diçka të tillë në këtë fazë të sezonit.
Por, nuk mbaron me kaq. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi, ka sulmin më të mirë në kampionat, duke shënuar 24 gola. Sakaq, edhe në prapavijë, bregdetarët janë në gjendje shumë të mirë. Vetëm 13 gola ka pësuar prapavija. Më mirë se ta kanë bërë vetëm Kukësi dhe Partizani kryesues. Gjithsesi, sezoni është shumë i gjatë, për të rezlizuar objektivat, ndeshjet duhen të merren me radhë dhe fundi do të tregojë të gjithë të vërtetën.