
Tirana ka arritur të kalojë në avantazh në minutën e 73-të me një autogol të shënuar nga Bojom. Ishte pikërisht merita e Asion Dajës, i cili këmbëngul bukur në mesin e fushës duke rrëmbyer një top nga mesfushorët e Luftëtarit.
Daja shërben bukur për Nurin, i cili në brenda zonës mundohet ta çojë topin te Cise. Por, topi devijohet gabimisht nga qendërmbrojtësi i gjirokastritëve, Bojom, i cili i jep avantazhin skuadrës kundërshtare. Duhet thënë që pas këtij goli, ekipi i drejtuar nga Mirel Josa është vënë në kërkim të golit të dytë.
https://www.youtube.com/watch?v=SD_3GbnqB2I&feature=youtu.be
Poll