
Kush mendon se të jesh sportist nuk ke talent tjetër e ka shumë gabim.
Një gjë të tillë e konfirmon ish-volejbollistja e njohur e Partizanit, Era Gjoni, që tashmë ka nisur një karrierë edhe si këngëtare. Menaxherja dhe koordinatorja e ekipit kombëtar ka publikuar së fundi videoklipin e saj me titullin "Let Us Breathe".
Kënga, e shkruar dhe kënduar nga Gjoni, përcjell një mesazh shumë të rëndësishëm për shoqërinë e ditëve të sotme, për të qenë i lirë, të jetuarit pa frikën e paragjykimeve, duke "përqafuar" pasiguritë tona, të mirat dhe të këqijat me të cilat përballemi çdo ditë.
Poll