Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Tirana stërvitet me prozhektorë, tifozët surprizojnë bardheblutë përpara derbit me Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tirana stërvitet me prozhektorë, tifozët surprizojnë

Tirana dhe Partizani luajnë nesër për javën e gjashtë të Superligës. Ndeshja derbi do zhvillohet në "Air Albania" dhe është e rëndësishme në këtë fillim sezoni. Bardheblutë e Shehit kanë zhvilluar edhe stërvitjen gjenerale në prag të ndeshjes derbi.

Durrsaku ka preferuar të stërvitet përafërsisht në të njëjtën orë me ndeshjen që luhet nesër, teksa bardheblutë kanë zbritur në fushën e "Selman Stërmasit" këtë pasdite në 18:00. Pas konferencës së trajnerit, skuadra si fillim ka bërë disa ushtime në grup, për t'iu drejtuar skemave të Shehit.

Në stadium nuk munguan as tifozët, që ishin në "Selman Stërmasi" për t'i dhënë një motiv më shumë lojtarëve. Ndeshja e nesërme pritet me interes nga dy tifozeritë, që pas pandemisë dhe pesë ndeshjeve pa atmosferë, rikthehen në stadium.

https://twitter.com/i/status/1452337990613798919
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga