Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Tirana "rrëmben" edhe trofeun e dytë, spektakël dhe 5 gola vendosin finalen e Kupës së Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tirana "rrëmben" edhe trofeun e dytë, spektakël

Tirana U19-Shëkolli U19 3-2

Shënkolli gjen golin e dytë në minutën e 94-të me Hoxhën, por që nuk mjafton pasi Tirana fiton finalen e parë të Kupës së Shqipërisë për moshat U-19.

Nuk ka fund spektakli në finalen e Kupës së Shqipërisë për moshat U-19, Tirana-Shënkolli. Në minutën e 86-të Shënkolli rihap ndeshjen me Markun që shënon një supergol nga faulli, ndërsa Stafa për Tiranën një minutë më vonë shuan shpresat e skuadrës së Shënkollit.

Tirana gjen edhe golin e dytë të ndeshjes me Elezin në minutën e 68-të. Një pasim "alla Iniesta" për sulmuesin bardheblu që me prekje të lehtë mposht portierin Simoni. Një gol që i jep qetësi Tiranës dhe e dërgon drejt fitimit të Kupës. 3 minuta më vonë Tirana fiton penallti. Nga 11-metra gjuan kapiteni Stafa, por nuk tregohet i saktë pasi pret portieri Simoni.

Është zhbllokuar finalja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Shënkollit U-19. Në minutën e 60-të janë bardheblutë që me një skem të bukur nga goditja e dënimit gjejnë rrjetën pasi Uka devijon në portën e tij dhe i jep avantazhit Tiranës.

Është mbyllur në barazim 0-0 pjesa e parë mes Tiranës dhe Shënkollit U-19. Një ndeshje e cila po luhet në "Air Albania" dhe në fraksionin e parë nuk ka prodhuar fitues duke lënë gjithçka të hapur në të dytën.

Janë bardheblutë që janë më kërkues në 45 minutat e para me Shënkollit që mbrohet mirë dhe tenton të sulmojë me kundërsulme. Gjithçka do të vendoset në pjesën e dytë dhe nëse sfida mbyllet në barazim ndeshje do të vendoset direkt nga penalltitë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga