
Sapo ka përfunduar pjesa e parë e miqësores mes Tiranës dhe Maliqit, në stadiumin "Gjorgji Kyçyku", në Pogradec. Bardheblutë po triumfojnë 4-0 ndaj skuadrës që do luajë në Kategorinë e Parë në edicionin që vjen, duke bërë një lojë të kënaqshme.
Ky takim do i shërbejë të dy palëve për t'u përgatitur për sezonin e ri, por jo vetëm kaq, pasi trajnerët do njihen me gjëndjen e lojtarëve. Gjithashtu, e rëndësishme është edhe ruajtja e futbollistëve titullar, për të mos rrezikuar ndonjë dëmtim të mundshëm.
Ky është testi i dytë miqësor për kryeqytetasit, pasi pak ditë më parë u përballën me Egnatian.
Poll