Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Teknik dhe i shkurtër si CALE, njihuni me sulmuesin "10-golësh" që firmosi sot me Kukësin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Teknik dhe i shkurtër si CALE, njihuni me sulmuesin

Kukësi zyrtarizoi pak më parë afrimin e sulmuesit Vitor Feijao. 24 vjeçari i lindur në Brazil nënshkroi një kontratë, e cila do e mbajë të lidhur me verilindorët për 2 sezone.

Por, kush është Feijao? Futbollisti ka një CV të pasur, ku ka ndërruar shumë ekipe në Brazil. Ai ka qënë pjesë e U20 të Parana, duke dhënë kontributin e tij. Gjithashtu, mund të përmendim eksperiencën me skuadra si Coritiba, Guarani, Ceara, Paysandu, por nuk mbaron me kaq.

Feijao ka veshur edhe bluzën e Figueirence. Në elitën braziliane numërohen 3 paraqitje, në Serie C 12 ndeshje dhe 1 gol, ndërsa në Serie B ka gjetur rrugën e rrjetës 9 herë dhe ka assistuar 2 herë, në 60 takime në total. I shkurtër dhe teknik, sapo shikon një video të tij, të kujton Cale.

Futbollisti i njohur do provojë veten në një kampionat të panjohur, atë shqiptar. Nuk dihet se sa gola do shënojë ai këtë sezon, por me siguri mund të themi se Kukësi ka bërë një goditje të rëndësishme në merkato.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga