
Shkumbini barazoi 1-1 sot në transfertë më Sopotin. Sfida që vlente për javën e 19 në Kategorinë e Dytë grupi A, ka parë një duel të ekuilibruar mes dy skuadrave që ndajnë kreun e renditjes. Skuadra nga Librazhdi është një pikë më përpara se peqinasit, që janë të pamposhtur këtë sezon.
Pas ndeshjes, Shkumbini ka festuar këtë barazim në dhomat e zhveshjes. Zakonisht jemi mësuar të shohim festën pas fitoreve, me peqinasit që kanë festuar barazimin për një arsye të rëndësishme. Në këtë sezon, Shkumbini ka qenë I pamposhtur deri në këto çaste. "Ik, Ik, ik", dëgjohet të thonë lojtarët dhe stafi, që nuk e kanë kursyer gojën as nga të sharat.
Poll