
Albion Ademi vazhdon të shkëlqejë në Finlandë. Sulmuesi i Shpresave U-21 ka shënuar sërish ditën e sotme duke shkuar në 13 gola për këtë sezon.
Ademi tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke I dhënë avantazhin e përkohshëm 2-1 skuadrës së Mariehamn, por në fund SJK përmbys rezultatin në 2-3 duke dalë me fitore nga kjo ndeshje.
21-vjeçari shqiptar është padyshim një nga lojtarët më të spikatur në Findlandë dhe shumë shpejt pritet të bëjë debutimin e tij edhe më Kombëtaren e Shqipërisë që drejtohet nga trajneri Reja.
Poll