
Marash Kumbulla ishte një nga lojtarët e Romës që rezultoi pozitiv me Covid-19 së bashku me Dzekon, Fazion dhe Santo. Mbrojtësi kuqezi prej 12 ditësh është në izolim pasi nuk është shëruar ende.
Kumbulla humbi gjithashtu 3 ndeshjet me Kombëtaren shqiptare, ndërsa po vijon të stërvitet në shtëpi për qenë gati në momentin që do të shërohet. Me një postim në rrjetet sociale, mbrojtësi shkruan se është gjithmonë në lëvizje dhe me videon e postuar shihet duke bërë stërvitje.
"Gjithmonë në lëvizje. Forca Roma", shkruan Kumbulla në postimin e tij.
Poll