Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Spektakël pa gola mes Kukësit dhe Teutës, finalistja e Kupës vendoset në "Niko Dovana"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Spektakël pa gola mes Kukësit dhe Teutës, finalistja e

Kukësi-Teuta 0-0

Është mbyllur në barazim 0-0 sfida e parë gjysmëfinale mes Kukësit dhe Teutës. Një ndeshje e luftuar dhe që prodhoi spektakël nga të dyja ekipet, por që në fund nuk doli asnjë fitues. Skuadra që do të mbërrijë në finale do të vendoset në ndeshjen e kthimit në 15 korrik në "Niko Dovana", pasi që të dyja skuadrat lënë të hapur çdo mundësi.

Sfida e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë

Ora 20:45/ Stadiumi "Elbasan Arena".

Kukësi: Xhika, Musta, Lulaj, Krasniqi, Maliqi, Musolli, Limaj, Rroca, Et'hemi, Gavazaj, Shkurtaj.

Teuta: Frashëri, Kuro, Hoxha, Arapi, Todorovski, Aleksi, Avdyli, Kallaku, L.Vila, E.Vila, Hebaj.

Gjyqtar: Eldorian Hamitaj.

Komenti minutë pas minute

90+3' Mbyllet ndeshja Kukësi-Teuta 0-0.

90' Teuta mbetet me 10 lojtarë, Kuro merr kartonin e dytë të verdhë dhe humbet sfidën e kthimit.

71' Momentë i dyshimtë për penallti, protesojnë lojtarët e Teutës, gjyqtari Hamitaj vijon lojën.

64' Kukësi në kërkim të golit, pret portieri Frashëri.

55' E pabesueshme çfarë humbet Teuta, fillimisht Lorenco Vila dhe më pas Hebaj shpërdorojnë një mundësi të mirë.

48' Todorovsku provon të befasoi Xhikën me një gjuajte nga larg, por pret portieri i Kukësit.

46' Nis pjesa e dytë Kukësi-Teuta.

45' Mbyllet pjesa e parë në Elbasan. Kukësi dhe Teuta shpërdojnë pa fund.

35' Çfarë mundësie për Kukësin, Rroca ndalet nga Frashëri.

30' Xhika për pak bën një gabim të pafalshëm, por rikuperon menjëherë Krasniqi.

20' Cooper pengohet brenda zonës, Kukësi pretendon për penallti. Gjyqtari hamitaj vijon normalisht lojën.

15' Mundësi e artë për Kukësin, Et'hemi kroson bukur në zonë, por asnjë prej lojtarëve verilindorë nuk përfiton.

5' Del nga fusha Shkurtaj i dëmtuar në vend të tij, Coopper.

1' Nis ndeshja, topi i parë shkelmohet nga Teuta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga