
Momente spektakli në stërvitjen e sotme të Vllaznisë. Dajan Shehi, mbrojtësi i skuadrës shkodrane ka "turpëruar" shokun e skuadrës, Herald Marku duke i kaluar topin mes këmbëve. Gjatë nxemjes, disa prej lojtarëve të Vllaznisë ishin ndarë në grupe duke zhvilluar një kuadrat.
Mbrojtësi i kalon me finte topin mes këmbëve Markut, ndërsa këtë moment ka vendosur ta ndajë në rrjetet sociale. Shehi i ka kërkuar "falje" Markut për këtë veprim, ndërsa në stërvitje nuk kanë munguar as batuat mes lojtarëve.
Poll