
Po ecën me ritme të shpejta shtrimi i tapetit në “Niko Dovana”. Për shumë ndeshjesh, Teuta nuk po I zhvillon ndeshjet e saj si pritëse në shtëpi për shkak të ndryshimit të fushës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, skuadra durrsake ka publikuar pamjet e fundit nga stadiumi dhe shihet që tapeti është drejt përfundimit pasi është shtruar pothuajse gjysma e fushës. Pas shtrimit, Teuta duhet të presë disa javë në mënyrë që fusha të arrijë në gjendje optimale dhe me shumë mundësi, viti 2022 do i gjejë kampionët në shtëpinë e tyre.
Poll