
Sulmuesi i Tiranës, Elton Cale duket se është shumë krijues kur vjen puna për stërvitjen në kushtete e vetëizolimit. Me Kategorinë Superiore që është shtyr me afat të pacaktuar dhe kufizimin e daljes prej virusit që ka prekur Shqipërinë prej ditësh, braziliani ka "krijuar" një pistë vrapimi.
Mes shumë formave të stërvitjes, duket se ideja origjinale e Cale do të bëjë shumë bujë në rrjet. Lojtari ka rezultuar deçiziv për bardheblutë këtë sezon, teksa Tirana kryeson tabelën e shkëputur me 9 pikë prej Kukësit. Të gjithë lojtarët duket se nuk duan të humbasin formën sportive, duke u stërvitur nga shtëpia.
Poll