Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Shënoi një "perlë" në Vlorë, Emiljano MUSTA bën Skënderbeun "të vogël"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shënoi një "perlë" në Vlorë,  Emiljano

Mbrëmjen e djeshme në Vlorë është luajtur një ndeshje shumë interesante mes Flamurtarit dhe Skëndërbeut, e vlefshme për javën e 22 të Superiores. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka arritur të fitojë bindshëm me rezultatin 2-0, i pari është shënuar nga Ribaj, kurse goli i fundit është shënuar nga Emiljano Musta.

Anësori me anë të një postimi në rrjetin social "Instagram" poston me video golin e shënuar nga vetë ai, dhe shkruan se është një pasion më vete.

Skuadra korçare kishte 3 vite që nuk humbte një ndeshje në Vlorë, që nga muaji nëntor i vitit 2016-të, por që mbrëmë nuk ishte dita e tyre.

Kujtojmë që në 8 ndeshjet e fundit të luajtura, Skënderbeu ka vetëm 1 fitore dhe 7 humbje, duke u renditur kështu në vendin e 5-të të tabelës me 33 pikë, por aq sa Flamurtari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga