Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Sezoni i fitimit të titullit të 15-të, Dinamo kujton golat spektakolar ndaj Besëlidhjes

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sezoni i fitimit të titullit të 15-të, Dinamo kujton golat

Dinamo është një skuadrat që ka bërë historinë në futbollin shqiptar. 18 herë kampionia e vendit vitet e fundit militon në Kategorinë e Parë e këtë sezon rrezikon të bjeri në Kategorinë e Dytë. Shpresat për tifozët dinamovitë janë nga presidenca aktuale italiane që ka marrë drejtimin e klubit prej pak kohësh.

Duke parë mungesën e aktiviteteve, shumë klube për të mbajtur aktiv tifozët e tyre kujtojnë foto dhe ndeshje të luajtura ndër vite. Në faqen zyrtare, Dinamo kujton fitoren 2-0 të arritur ndaj Besëlidhjes në sezonin 1989-90.

Një takim i cili u mbyll me fitoren e pastër të skuadrës vendase me golat e shënuar nga Abazi dhe Josif Gjergji. Atë sezon Dinamo fitonte titullin e 15-të në historinë e saj me rekord. Një ndër skuadrat më të mëdha dinamovite të të gjitha kohëve, fiton me meritë një nga kampionatet më të bukur e të rivalizuar të futbollit shqiptar.

Dinamo kampione, nën drejtimin teknik të Bejkush Birçes dhe mjeshtrit dinamovit Vasillaq Zëri, kishte në përbërje disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit shqiptar, si Sulejman Demollari, Eduard Abazi, Foto Strakosha, Rudi Vata, etj., që luajtën më pas me sukses edhe në ekipe të njohura europiane, duke qenë gjithashtu për shumë vite kapitenët dhe protagonistët e skuadrës Kombëtare shqiptare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga