
Dinamo do të luajë derbin e parë të këtij sezoni ndaj Partizanit. Blutë e kryeqytetit janë rikthyer pas 9 vitesh mungesë në Superligë dhe sfidën e parë do ta luajnë ndaj të kuqve në "Air Albania". Tashmë me mbyllen e javës së 3-të kanë nisur edhe përgatitjet për javën e 4-të që është edhe java e derbit për të dyja ekipet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dinamo ka publikuar promon e derbit dhe I është rikthyer kohëve të vjetra. 18 herë kampionët e Shqipërisë kanë publikuar një video me nëndetëse që është rikthyer në "breg". Derbi i fundit mes dy ekipeve është luajtur në sezonin 2012-13 në Kategorinë e Parë, ndërsa në Superligë ndeshja e fundit është luajtur në 5 prill të 2009 dhe u mbyll me rezultatin 1-2 për Dinamon.