Tirana është pranë fitimit të titullit kampion. Kur duhen edhe 3 ndeshje nga mbyllja e sezonit, bardheblutë udhëheqin Superligën me 66 pikë, 4 pikë më shumë se Kukësi I vendit të dytë. Siç duket te Tirana nuk kënaqen vetëm me kampionatin, por duan edhe Kupën. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur, Tefik Osmani.
Një postim epik I mbrojtësit bardheblu që me një video nga filmi shqiptar "Dy herë mat", goca e vogël e dëshiron edhe akullore edhe çokollatë. Një gjë e tillë nënkupton se Osmani dhe Tirana nuk kënaqen vetëm me kampionatin, por duan edhe Kupën e Shqipërisë.
Bardheblutë do të luajë ditën e mërkurë sfidën e kthimit ndaj Bylisit pasi ndeshje e parë është mbyllur me fitoren 2-1 të ballshiotëve, por solli gjithashtu edhe shumë polemika për mënyrën si shkoi ndeshja.
