Ishim mësuar ta shihnim gjithmonë duke folur për Kukësin, për ekipin verilindor, ndërsa së fundmi Safet Gjici vjen në mënyrë krejt ndryshe. Presidenti i nënkampionëve të Shqipërisë ka dhënë një intervistë për Ylli Agën. Gazetari i njohur ishte në Kukës për të dëgjuar fjalën e kreut verilindor.
Këtë radhë s’ka zgjedhur poltronin apo zyrën e tij, por nga stadiumi i ri që po ngrihet ai ka marrë një makineri të rëndë. “Kam ardhur për të kërkuar qytetarin e parë të Kukësit”. Ndërsa nga fadroma, Gjici, njëkohësisht kryetar i bashkisë së qytetit përgjigjet: “Kam ardhur për të punuar unë, jo për t’u bërë kryetar bashkie”.