Një rast i pazakontë ka ndodhur në fushën e blertë në ndeshjen Flamurtari – Kukësi, teksa në minutën e 81-të futbollisti i vlonjatëve, Jakovljeviç godet me kokë Simon Rrumbullakun.
Gjyqtari Enea Jorgji nuk heziton dhe nxjerr kartonin e kuq për lojtarin e Flamurtarit. Ndërkohë në fushë ka tension mes futbollistëve pas atij veprimi nga futbollisti i kuqezinjve. Rezultati vijon të jetë 1-1.