
Është zhvilluar dje java e nëntë e Kategorisë së Parë në futbollin shqiptar. Burreli ka mposhtur 1-0 Tërbunin, duke e parakaluar në renditje. Një gol i Stanës në minutën e 14, ka rezultuar deçiziv për ndeshjen.
Në videon më poshtë shihen tifozët vendas të cilët e kanë kthyer në festë këtë takim. Shkallët e "Liri Ballabanit" ushtonin nga këngë e tupana, me lojtarët që janë përgjigjur në fushë. Pamje të tilla feste është e nevojshme të shihen çdo javë, duke hequr dorë nga presioni dhe dhuna në lojën e futbollit.
Poll