
Partizani është duke vijuar fazën përgatitore në Antalia. Klubi që mban kurorën e kampionit, prej më shumë se një jave ka zhvilluar stërvitje intensive, për të përgatitur gjysmën e dytë të kampionatit. Të gjendur pranë kreut të klasifikimit, të kuqtë shkarkuan trajnerin Lerda dhe në vend të tij u ul një ish si Sormani.
"Demat" kanë menduar edhe për merkaton, teksa është afruar Dorian Kërçiku që shihet si një përforcim i gjetur në prapavijë. Partizani ka publikuar videon e mëposhtme nga Antalia, aty ku portieri Aldo Teqja shihet mes shtyllave duke marrë ngarkesën e duhur fizike. Portieri u bashkua me grupi pas aksidentit të pësuar, që e la jashtë për një kohë të gjatë. Kështu, Partizani ka "gjetur" sërish një konkurent për Alban Hoxhën.