Tirana festoi ditën e mërkurë zyrtarisht trofeun e 25-të kampion. Bardheblutë u shpallën kampion të Kategorisë Superiore dhe ngritën lartë trofeun në “Air Albania”, pas barazimit 1-1 ndaj Bylisit. Në festën e ngritjes së trofeut munguan tifozët për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe rregullave të vendosura nga qeveria për të evituar përhapjen e virusit.
Edhe pse nuk ishin të pranishën në stadium, tifozët bardheblu nuk nguruan që të festonin këtë trofe pas 11 vitesh pritje. “Tirona Fanatics” me një postim në rrjetet sociale ka zbuluar disa fragmente nga festa e organizuar ditën e mërkurë në mbrëmje me rastin e titullit të 25-të ku nuk munguan si gjithmonë flakadanët..