
Dorian Kërçiku duket se po ambientohet shumë shpejt me ekipin e tij të ri, Partizanin. Transferimi më i bujshëm i kësaj merkatoje, ka lënë pas kritikat dhe komentet për kalimin nga Tirana tek rivali historik Partizani dhe ia merr këngës së bashku me futbollistët e tjerë të të kuqve.
Pas vaktit të ushqimit, Kërçiku është ngritur në këmbë dhe ka filluar të këndojë refrenin e këngës shkodrane: "Hej goce ça po ban". I kënduari për të gjithë shokët e skuadrës është kthyer në traditë nga klubet brenda dhe jashtë vendit. Zakonisht "mikrofonin" e merr gjithmonë prurja më e re në skuadër. Pa dyshim që diçka e tillë krijon një atmosferë të gëzueshme në klub, siç shihet dhe nga buzëqeshja e Kërçikut.
Poll