
Renato Arapi i bashkohet urimeve të personazheve nga bota e sportit, veçanërisht për të gjithë lexuesit e newsport.al. Ish-lojtari i Skënderbeut dhe i Partizanit, tashmë luan në Turqi me Bolusporin. Por, sigurisht ai nuk mund të harrojë futbollin shqiptar ku ka kaluar vite shumë të bukura me Skënderbeun duke u shpallur kampion dhe më pas në një periudhë të shkurtër arriti të kalonte 1 tur në Champions League me Partizanin. Përmes një video ekskluzive, Renato Arapi uron:
"Përshëndetje newsport! Gëzuar festën e Vitit të Ri 2017! Ju uroj një vit sa më të mbarë, në veçanti krijueses së faqes, Anila Basha. Gjithashtu uroj të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, gëzuar, një vit sa më i mbarë", përfundon 29-vjeçari për newsport.al.
https://www.youtube.com/watch?v=69s78URsyag&feature=youtu.be