
Përfundimi i ndeshjes mes Tiranës dhe Zrinjskit(0-1) ka sjellë incidente më pas, që përfshinë policinë e kryeqytetit dhe tifozët boshnjak. Rreth 100 prej mbështetësve të Zrinjskit kishin udhëtuar për këtë ndeshje që u luajt në “Air Albania”. Incidentet që kujtuan finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoord në TIranë, filluan mes policisë dhe boshnjakëve.
Përdorimi i flakadanëve brenda ambienteve të stadiumit nga këta të fundit, bëri që policia të tentonte arrestimin e disa prej tyre. Kjo gjë nuk u prit mirë, me videon e mëposhtme që tregon momentet e dhunës. Në fund policia ja doli të kthejë situatën në normalitet, teksa dhjetra tifozë u arrestuan.
Video nga ABC News:
Poll