Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Momente sikleti për Skukën, ditëlindja e sulmuesit festohet ndryshe nga të tjerat

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Momente sikleti për Skukën, ditëlindja e sulmuesit

Xhuliano Skuka feston sot 24 vjetorin e lindjes. Për këtë ditë të shënuar, lojtari i Partizanit ka marrë shumë urime. Të kuqtë kanë menduar t’ja urojnë ndryshe këtë ditë të shënuar Skukës, pikërisht në Pogradec ku ndodhen për fazën përgatitore.

Kështu të organizuar nga Bitri me pjestarë të stafit, Murataj me shokë i “mësynë” në dhomë. Shokun e skuadrës e gjejnë të papërgatitur për këtë moment, siç shihet dhe në videon e mëposhtme.

Jo të gjithë kanë fatin të trajtohen si Skuka, pasi klubi i kuq është mjaftuar herë të tjera dhe vetëm duke i uruar në raste të ngjashme lojtarët përmes rrjeteve sociale, pa postuar video. Kjo tregon rëndësinë që ka 24-vjeçari për skuadrën.

Harmonia mes lojtarëve nuk mungon në prag të fillimit të Abissnet Superiore. Kujtojmë se më 20 gusht “demat” e luajnë javën e parë të kampionatit kundër Egnatias udhëtuese.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga