
Milan ka arritur të kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Kuqezintjë mundën me rezultatin 2-1 kundër Torinos, ku skuadra e Vicenzo Montellas bëri një paraqitje të mirë.
Milan e nisi takimin në disavantazh ku Beloti shënoi në minutën e 27-të. Por, kuqezinjtë reaguan mirë dhe arritën ta përmbysnin rezultatin për 3 minuta. Në minutën e 60-të, Kuçka barazoi rezultatin, ndërsa pas 3 minutash Bonaventura vulosi rezultatin në 2-1, duke kaluar Milanin në çerekfinale të Kupës.
https://www.youtube.com/watch?v=c7Cx4khPlC8
Poll