Skënderbeu mundi së fundmi Laçin (2-1) në miqësore. Goli i fitores u shënua nga Arinaldo Rrapaj. Vlonjati I mesfushës ka treguar edhe njëherë se është ambientuar shpejt me ekipin e ri, me trajnerin Ahmataj që do t’I besojë çelësat e mesfushës talentit vlonjat.
Arinaldo Rrapaj sezonin e fundit ishte pjesë e Flamurtarit, me kontratën që skadonte verën e vitit që vjen. Rrapaj fitoi “lirinë” duke hedhur në gjyq kuqezinjtë për pagat e prapambetura, me FSHF-në që I dha të drejtë lojtarit. Duket se 19 vjeçari është ambientuar me ekipin e ri, duke I dhënë fitoren Skënderbeut.