Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Lojtarët e TIRANËS veshin bluzën mbrapsht, "shpërthejnë" tifozët në faqen zyrtare (Vijat me gjak e djersë)

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana për moshat U19 ka trimfuar dje në "Air Albania". Djemtë e Bledar Devollit kanë mposhtur Shënkollin në finalen e Kupës, duke ngritur lart trofeun e këtij kompeticioni. Nën një atmosferë të ngrohtë, bardheblutë kanë fituar 3-2 ndaj një kundërshtari dinjitoz.

Pas ndeshjes, "vogëlushët" bardheblu kanë pasur një festë legjitimë në dhomat e zhveshjes, teksa kanë veshur bluzën nga krahu i kundërt per t'iu dalluar mbiemri dhe numri. Kaq ka mjaftuar që në kanalin zyrtar të shpërthejnë "akuzat" për këtë gjë, duke u vënë theksi te ngjyrat bardheblu dhe jo te emri.

"A keni mend? S'duam emrin e numrin e bluzës, por vijat me gjak e me djerseë", shkruhej në njërin prej komenteve. "O Stafe thuj cunave si kapiten që je: Bluzja Tironës nuk vishet mrapsh! Kush ka men e kupto, që Tirona nuk ta q* ça emri e ça numri ka bluzja, po ça vijash me gjak e me djersë ka para!". Sigurisht që nuk mungonin as komentet mbështetëse për suksesin e fundit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga