
Ka përfunduar ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, mes Laçit dhe Kukësit, me rezultatin 0-0. Pjesa e parë ishte e vakët për të dyja ekipet, teksa rrezikuan shumë pak portat kundërshtare.
Në minutën e 41-të pati dhe tension në fushë, teksa Musolli dhe Shtubina u konflikutan në fushë.
Tifozët nisën të hedhin sende në fushë, ndërsa arbitri ndëshkoi me kartona të verdhë Musollin dhe Shtubinën. Në pjesën e dytë ndeshja pati më shumë raste, por sërish nuk u gjet rruga e rrjetës. Në minutën e 72-të, Idrizi shënoi, por goli i tij u anullua nga arbitri për faull.
Laçi-Kukësi 0-0
90' Mbyllet kështu ndeshja, Laçi 0-0 Kukësi.
72' Kukësi shënon me anë të Idrizit, por arbitri e anullon për një faull të shkaktuar
45' Mbyllet pjesa e parë 0-0
41' Musolli kapet me Shtubinën, më pas tifozët hedhin sende në fushë dhe godasin lojtarët me shishe, e çakmakë
28' Rexhinaldo ka shansin e artë para portës, Koliçi pret dhe largon rrezikun
18' Kukësi rrezikon me Shkodrën, jashtë përfundon topi
10' Laçi rrezikon, por goditja përfundon jashtë
1' Starton sfida në Laç
Laçi: Vata, Shtubina, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lulaj, Eskerda, Kallaku, Nika, Uzuni, Reginaldo
Kukësi: Koliçi, Zderic, Shameti, Hoxha, Rumbullaku, Musolli, Dzaria, Idrizi, Shkodra, Cale, Guri