VIDEO/ Iliria publikon pamjet, goli i anulluar "padrejtësisht" me Valbonën ‘tërbon’ fushëkrujasit
Shkruar nga NEWSPORT
Iliria – Valbona ishte supersfida e kësaj jave në Kategorinë e Dytë. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1 me miqtë që baraspeshuan në fund të takimit, megjithatë fushëkrujasit kanë pretendime për gjykimin e arbitrit Olsid Ferataj në një gol të anulluar kur ndeshja ishte 1-0 në favor të tyre.
Klubi ka publikuar një pamje në rrjete sociale ku tregon hap pas hapi rrjedhshmërinë e aksionit. Gjyqtari Ferataj e anulloi golin për një faull në sulm të Ilirisë, por në pamjet e publikuara duket një pengim i lojtarit me numër 8-të të Valbonës kundrejt atij të Ilirisë.
“Pamjet flasin vetë”, shkruan klubi i Ilirisë në rrjete sociale që kanë pretendimet e tyre për këtë gol të anulluar që në të kundërt mund të ndryshonte fatin e sfidës. Me këtë barazim Iliria shkon në kuotën e 20 pikëve ndërsa Valbona në 25 pikë, por një fitore e mundshme e vendasve mund ta ngushtonte në vetëm 2 diferencën e pikëve.