
Bolonja ka bërë një nga video-prezantimet e futbollistëve më epike dhe interesante të bëra ndonjëherë. Gjithçka fillon kur dy lojtarët e Bolonjës: Orsolini dhe Corbo, kërkojnë në FIFA blerjen e Musa Barroë. Ata vazhdojnë të luajnë por si pa e kuptuar, sulmuesi ulet mes të dyve si të ishte një ''dhuratë'' . Kjo ishte një surprizë pasi ata mbeten të habitur nga prezencaa e tij.
Video po bën xhiron e botës jo vetëm në Itali por edhe më gjerë. Kujtojmë që Barroë u mor nga Atalanta për shifrën e 18 milionë eurove. Shifër kjo shumë e vogël krahasuar me vlerat e lojtarit. Gjithsesi, mbetet të shihet paraqitja e Barroë në fushë.
Poll