
Dejvi Bregu ka folur pas fitores 3-2 kundër Bylisit. Mesfushori vlonjat u bë protagonist në këtë ndeshje pasi arriti të fitonte dy penallti.
Megjithatë në momentin kur i paraqiten rastet në ekranin e Supersport, ai nis të qeshë duke mos qenë shumë i sigurtë për 11-metërshin e dhënë. Madje thekson: "Iku ajo tani, u dha".
Ndërkohë më tej shtoi: "Ne po punojmë shumë në stërvitje. Duhet të përgatitemi për ndeshjet delikate siç është kjo e sotmja kundër Bylisit. Në momentin kur isha një hap më përpara se Peposhi, atë mendova që kur të më prekte të rrëzohesha. Normalisht penalltia prandaj është, që të rrëzohesh.
Unë kam kontratë me Skënderbeun deri në muajin maj. Shpresoj që të më ndihmojnë për të arritur një hap më përpara. Presidenti gjithmonë më ka thënë që ti i ke mundësitë për të ecur përpara, ndaj ti ke ardhur këtu".