
Ekipi i Maliqit ka reaguar në Facebook pas humbjes së pësuar sot përballë Shkumbinit duke e konsideruar golin të rivalëve peqinas të parregullt, por kanë vendosur të mos ankohen duke e quajtur një gabim njerëzor vendimin e arbitrit kryesor të takimit.
"Momenti i golit të pësuar në sfidën e sotme ndaj Shkumbinit!
Nga pamjet duket qartë që sulmuesi kundërshtar është më i avancuar dhe se asistenti ka gabuar në këtë rast. Por pavarësisht se ky gol vendosi fatet e ndeshjes, në përfundim të sfidës, lojtarët dhe stafi i ka dhënë dorën gjyqtarëve dhe ekipit kundërshtarë.
Futbolli është lojë e gabimeve, ne nuk kemi protestuar si barbarë dhe nuk kemi dhunuar gjyqtarët në fushë dhe jashtë saj. Nuk jemi si ATA që duan t'i fitojnë ndeshjet me presion dhe dhunë. NE JEMI MALIQI!
FUTBOLLI ËSHTË KULTURË, NE E DUAM ATË!"
Maliqi kryeson grupin B të Kategorisë së Dytë me 22 pikë, me golavarazh më të mirë se Shkumbini i vendit të dytë.