Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Grent HALILI heq "kravatën", bashkohet në festën e TIRANËS, lojtarët bardheblu: Rrite premion...

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Grent HALILI heq "kravatën", bashkohet në festën

Tirana mposhti dje 1-0 Partizanin për javën e gjashtë të Superligës. Ndeshja u vendos nga një penallti e kthyer në gol nga Limaj, duke i dhënë tri pikë bardhebluve për kreun e renditjes.

Në Air Albania-n e mbushur me gati 75 përqind të vendeve, festa e tifozëve u transferua në dhomat e zhveshjes, kjo për bardheblutë.

Grent Halili u bashkua me skuadrën në festë, duke lënë mënjanë "kostumin e zyrtarit". Shampanjë për këtë triumf, me lojtarët që kërkonin nga Halili rritjen e premios për këtë sfidë.

"Rrite, rrite", thonë lojtarët drejtuar Grentit. Kujtojmë se pak javë më parë Halili la futbollin e luajtur në moshë të re, duke u fokusuar në administratën e klubit 25 herë kampion. Për sfidën e fituar me Partizanin, presidenti Refik Halili vendosi 30 milionë lekë të vjetër premio.

https://twitter.com/i/status/1452989043277541388
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga