
Tirana luajti sot kundër Kastriotit, ndeshje e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 4-0, ndërsa nga minuta e parë e nisi si titullar Tefik Osmani. Qendërmbrojtësi korçar ishte në qendër të vëmendjes, jo për performancën në fushë, por për këpucët e veshura.
Tifozët e Tiranës nuk mund ta "kapërdijnë" në asnjë detaj ngjyrën e kuqe dhe për këtë nisën në kor duke kënduar: "O Osmon o morr i kuq, hiqi këpucët e kuqe". Shtatlarti i bardhebluve ka provuar të veshë edhe fanelën e rivalit të përjetshëm, Partizanit. E kësisoj, në ndeshjen e sotme ka qenë në qendër të vëmendjes ku me batutë është bërë pjesë e korit të tyre.
Më poshtë mund të shihni videon e siguruar nga Newsport.al, ku Osmani thirret në kor nga tifozët bardheblu.