
Kategoria Superiore do të zhvillojë sot tre ndeshjet e mbetura për javën e 14-të. Dueli mes Skënderbeut dhe Partizanit i programuar për në 13:45 do të luhet, megjithë borën e rënë dhe fushën e zbardhur. Të gjitha palët kanë rënë dakord që dueli të luhet në këto kushte.
Megjithë ndërhyrjen e punëtorëve, fusha e stadiumit Skënderbeu është e gjitha e zbardhur dhe vështirë se mund të zhvillohet një ndeshje normale. Me top të kuq të sjellë nga FSHF, ndeshja e Korçës pritet të dhurojë diçka të veçantë për një duel futbolli.
Poll