
Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, në një prononcim për kanalin e Federatës në Youtube, ka folur mbi problemet e liçensimit të klubeve pjesëmarrës në garat e sezonit të ardhshëm. Shulku ka bërë me dije se Komisioni i Liçensimit po bën një punë intensive dhe proçesi është pranë përfundimit. Klubeve që kanë probleme u janë vendosur afate për zgjidhjen e tyre dhe në rast mosrespektimi të afateve, ato do të përjashtohen.
Sipas Shulkut, probleme po hasin klube nga të gjitha kategoritë, ku ato të Superiores kanë probleme pagesash me ish-lojtarë apo trajnerë, ndëra ato të kategorive më poshtë kanë probleme infrastrukture.
Poll