
Kategoria Superiore dhuroi dje një ndeshje me përmbysje në Korçë, aty ku Tirana fitoi me rezultatin 1-2 ndaj Skënderbeut vendas. Nervat e lojës janë reflektuar edhe në fushë mes protagonistëve, ndërsa në sekondat e fundit të ndeshjes, Bruno Dita i korçarëve ka pasur një përplasje me Albi Dokën.
Ngacmimet nuk ishin vetëm në distancë, pasi u përdorën bërrylat, forca dhe fjalët ofenduese. Menjëherë pas fërshëllimës së Hamitit, është dashur ndërhyrja e Arbi Laçit, drejtorit të bardhebluve që të "shuheshin gjakrat".
Poll