
Teuta bëri detyrën ditën e sotme duke fituar me rezultatin 0-2 ndaj Apolonisë së vendit të fundit. Lorenco Vila dhe Bregu ishin autorët e golave e tashmë durrsakët kryesojnë të vetëm Superligën me 49 pikë, dy më shumë nga Vllaznia e vendit të dytë.
Festa në dhomat e zhveshjes ka qenë e madhe për Teutën që tashmë afrohet gjithnjë e më shumë me titullin kampion. Mesfushori Albano Aleksi ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe një video nga festa e skuadrës durrsake.
Poll