
Korabi ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore ndaj Vorës. Skuadra e drejtuar nga Dalipi ka fituar me rezultatin minimal 1-0 falë edhe paraqitjes së mirë të portierit Birja. Korabi gjen golin në minutën e 41-të të pjesës së parë me Skukën i cili pasi driblon 5 kundërshtarë pengohet brenda zonës dhe fiton 11-m.
Nga pika e bardhë është vetë Skuka që gjuan dhe shënon. Vora provon të reagoi në pjesën e dytë dhe në minutën e 61-të fiton penallti, por është portieri i Korabit, Birja që shpëton portën dibrane dhe sfida mbyllet 0-1.
FT: KF Vora 0-1 KF Korabi
Formacioni:Mehidri,Duka,Dida,Lala, Çaço,Raza,Reçi,Mziu,Topalli,Xhebrahimi,Skuka
U aktivizuan: Birja,Disha,Paplekaj,Kopaçi,Çutra, D.Murja, A.Murrja, Joti, Gjongecaj, A.Marku