Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Ditëlindje, festë dhe rinisja e sezonit, klubi i Kategorisë së Parë ia merr këngës popullore në fushë

Shkruar nga NEWSPORT

I dalë nga Akademia e Gramozit, Klaudio Rexhepi feston sot ditëlindjen e 31-të, ndërsa lojtari aktual i Turbinës ka marrë një dhuratë të veçantë në këtë ditë. Pas stërvitjes, shokët te ekipi cërrikas i kanë kushtuar një këngë, duke e uruar disi ndryshe.

Nën rritmet e kënës popullore, futbollistët që pritet të rinisin garën në Kategorinë e Parë më datë 7 qershor, kanë kaluar disa momente humori. Rexhepi në të shkuarën e tij është aktivizuar me ekipet e Gramozit, Kukësit, Dinamos, Egnatias dhe së fundmi Turbinës. Këtë sezon, mrojtësi kolonjar ka zhvilluar 21 takime, duke qenë një nga pikat më të forta të formacionit cërrikas.

Klaudio Rexhepi (m), me fanellën e Gramozit në sezonin 2009-10 në Superligë

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga