
Në "Niko Dovana" po luhet ndeshja mes Teutës dhe Partizanit. Pjesa e parë sapo është mbyllur me rezultatin 0-1 ku deri tani vendos goli i shënuar nga Erald Çinari. Në minutën e 43-të të takimit, arbitri Olsid Ferhataj nuk jep një faull në favor të të kuqve në dëm të Rron Brojës.
Në këtë moment, Ilir Dajën s'e mbajnë nervat. Ai kërkon fillimisht llogari te gjyqtari i katërt Rejdi Avdo. Më pas, një top shkon në drejtim të tij dhe tekniku kryeqytetas nuk përmbahet duke e goditur larg. Më poshtë momentin kur trajneri i Partizanit godet sferën në stadiumin durrsak.
Poll