
Partizani është në fazën përgatitore në Slloveni. Në Gradec, qytet pranë Maribor, Demat me Mehmetin në krye po përgatisin ndeshjen e Conference League kundër Saburtalo në Gjeorgji (7 korrik 19:30).
Veç stërvitjes, te Partizani janë duke menduar që të kalojnë kohën mes batutash. Për këtë ka menduar mbrojtësi Bitri, që në rolin e gazetarit ka prezantuar afrimin e verës, Matej Cvetanovski.
Pjesë nga biseda:
Bitri: Çfarë mendoni për futbollin në Shqipëri dhe për fansat e Partizanit?
Cvetanovski: Është viti im i parë këtu dhe ndihem mirë, të gjithë në ekip më kanë pritur mirë. Kam dëgjuar për Ultras Guerrils, janë tifozë shumë të mirë dhe shpresoj të na japin forcë për sezonin dhe të fitojmë kampionatin.
Poll